×
Secondary Adv

Destinacionet me te mira Europiane per 2019

Share on Google+

Evropa është një kontinent i përvojave magjepsëse me një kombinim perfekt të kulturës, arkitekturës, historisë dhe kuzhinës që e bën atë destinacion unik. 

 

Europa është e pasur me vende të cilat ofrojnë bukuri magjepsëse të natyrës dhe arkitekturës së tyre. Disa prej vendeve të përzgjedhura si top 10 destinacionet më të mira europiane për vitin 2019 do i gjeni më poshtë. Ato janë me të vërtetë të mrekullueshme dhe pamjet e tyre me shumë mundësi do ju bëjnë ti vizitoni  pa u menduar dy herë. 

 

1. MALAGA, SPANJË 

Malaga është botërisht e njohur si një destinacion elegant dhe i padyshim kozmopolit në Spanjë. Ky është qyteti që i dhuroi Picasson botës. Jeta e gjallë e natës në Malaga është plotësuar nga një kulturë kuzhine që përfshin restorantet Michelin deri te stendat e peshkut ku mund të shijoni gatime të mrekullueshme. 

 

2. BERLIN, GJERMANI 

Nuk është çudi që Berlini është një nga destinacionet më të mira në Europë. Ky qytet ka një historik mjaft të pasur për tu admiruar. Nga Bismarku në Bowie, Ajnshtajni në Hitler dhe në fjalimin e JFK, Berlini është pafundësisht interesant, pavarësisht nga jeta e qetë e natës.

 

3. PORTO, PORTUGALI 

Duke u mbështetur fort në brigjet e Rio Douro, Porto është një qytet në Portugali që është mjaft kompakt dhe mund të vizitohet në 48 orë. Porto është e njohur për arkitekturën bashkëkohore si dhe për Labirintin Mesjetar në formë zemre, por në këtë qytet ju mund të shijoni edhe vakte mjaft të mira. 

 

4. CINQUE TERRE, ITALI 

Një kartolinë fotosh me pesë fshatra të UNESCO-s; Riomaggiore, Manarola, Corniglia, Vernazza dhe Monterosso mund të rivalizojnë mjaft mirë Gjirin e Amalfi. Cinque Terre është një nga destinacionet më të mira evropiane të pushimeve. Të arritshme vetëm me tren ose varkë, Cinque Terre ose Five Lands ofron pamje të jashtëzakonshme bregdetare dhe ecje eksluzive përgjatë shtigjeve gjarpëruese të prera nëpër shkëmbinjtë madhështorë. 

 

5. DUBROVNIK, KROACI 

Është e vështirë të mos biesh në dashuri me këtë xhevahir të vendosur në Kroaci në Detin Adriatik. Shtëpia e një prej qyteteve mesjetare më të ruajtura në botë, muret e lashta të Dubrovnikut, ndërtesat barok dhe rrugët labirintane janë pafundësisht të këndshme. Nëse jeni duke qëndruar në plazh apo duke shëtitur në kopshtet e mrekullueshme botanike, Dubrovniku padyshim që do të ju impresionojë. 

 

6. REYKJAVIK, ISLANDË 

Kryeqyteti i gjallë i Islandës po ashtu shquhet si kryeqyteti më verior në botë. Këtu do të zbuloni një kulturë të rrallë mesjetare. Reykjavik kombinon të gjitha kënaqësitë hedoniste që ju presin nga qytetërimi me një bazë të përshtatshme për të eksploruar peizazhet madhështore natyrore të saj drejt nga sagat e Islandës, të mbushura me burime natyrore termale. 

 

7. INTERLAKEN, ZVICËR 

Interlaken është qendra adrenalinës së Zvicrës. I rrethuar nga liqenet e akullt Thun dhe Brienz dhe shtëpi e majave malore impresionuese të Eiger, Mönch dhe Jungfrau. Interlaken është gjithashtu shtëpi e disa peizazheve me vlerë të Zvicrës dhe një qyteti të vjetër ku mund të zbuloni kështjella historike dhe kopshte të bukura alpine. 

 

8. SANTORINI, GREQI 

Nëse ju adhuroni perëndimet sublime romantike, Santorini është një destinacion që duhet vizituar me patjetër. Vendosur në ishujt grekë të mrekullueshëm, kombinimi i diellit, detit, flladeve të freskëta të detit, si dhe i ndërtesave të lyeran në të bardhë, janë bërë për tu adhuruar nga vizitorët. 

 

9. BUDAPEST, HUNGARI 

Qyteti i mrekullueshëm i Budapestit që shtrihet në lumenjtë e Danubit është një qytet i surprizave. Budapesti është një qytet mahnitës me Kalanë madhështore të Budës, bazilikën e Shën Stefanit dhe Parlamenti n të ndërtuar në parqet e saj plot shkëlqim dhe Sheshin e heronjve historikë. 

 

10. GOTHENBURG, SUEDI 

Gotland është padyshim i veçantë. Me thesarin e tij të vendeve historike, peizazhin padyshim të këndshëm, fshatrat e mrekullueshme, pyjet enigmatike dhe plazhet me rërë idilike, ky ishull i lashtë baltik është një destinacion i përkryer në Europë. Arkitektura neoklasike shijohet mrekullisht nga tramvajë të cilët kalojnë në mes të restoranteve luksoze dhe kafeneve të shumta.


Më të lexuarat